Live

Arsenal ka gati emrat për transferimet e janarit 

14:19 / 27 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Liderët e Premierligës, Arsenali janë gati të forcojnë skuadrën e tyre gjatë afatit kalimtar të janarit, me një listë të ngushtë të transferimeve me tre lojtarë.

Mikel Arteta dhe drejtori teknik Edu thuhet se kanë marrë një buxhet prej 50 milionë funtesh për të shpenzuar, i cili mund t’i sjellë ata dy nga tre objektivat e tyre.

Janari është një periudhë jashtëzakonisht e vështirë për të përfunduar marrëveshjet e transferimeve, por Topçinjtë kanë dëshmuar gjatë dy verave të fundit se nuk kanë frikë të përdorin fuqinë e tyre financiare.

Në verën e vitit 2022 , ata shpenzuan afërsisht 120 milionë funte për transferime.

Është raportuar se 100 milionë funte të tjera do t’i vihen në dispozicion skuadrës  gjatë verës, por tre lojtarët për të cilët Arsenali është më i interesuar gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas Sun, janë si më poshtë:

Mykhailo Mudryk- Shakhtar Donetsk, Yeremy Pino – Villarreal dhe  Danilo – Palmeiras.

Shpërndaje në

U Kopjua