Ish ylli i Liverpoolit që u transferua te Barcelona duket se nuk e ka gjetur veten tek kjo e fundit.
Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle Sport, Barcelona dëshiron ta shesë Coutinhon, madje thuhet se janë të gatshëm edhe që ta lejojnë largimin në formë huazimi.
Klubi i Arsenalit është interesuar që ta transferojë Coutinhon për ta kthyer në Angli por në formë huazimi dhe sic duket kjo ofertë po u pëlqen ekipit blaugran.
Skuadra londineze po tenton që ta huazojë anësorin brazilian në këtë afat, derisa pritet t’i paguajë rreth 15 milionë euro për huazimin e tij.
SONDAZH
Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?
- Albin Kurti - LVV (51%, 229 Vota)
- Bedri Hamza - PDK (32%, 142 Vota)
- Lumir Abdixhiku - LDK (12%, 54 Vota)
- Ramush Haradinaj - AAK (5%, 24 Vota)
Gjithsej Votues: 449