Live

Arsenali me vështirësi fiton ndaj Leicesterit

18:01 / 25 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Arsenali ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Leicesterit, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 25-të në Premier League.

Topçinjtë golin e parë në ndeshje e shënuan në minutën e 27’, me anë të Leandro Trossard, por goli i tij u anulua nga VAR-i. Më raste të tjera nuk pati kjo pjesë.

Në pjesën e dytë, Arsenali e gjeti golin e epërsisë këtë herë me anë të Gabriel Martinellit, i cili u shërbye mirë nga Trossard.

Kështu, Arsenali pas fitores mbetet në vendin e parë me 57 pikë, pas 24 ndeshjeve.

Shpërndaje në

U Kopjua