Kanë përfunduar pesë ndeshjet që ishin duke u zhvilluar në Premier Ligë, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Emirates”, Arsenali e ka mposhtur Leeds United me rezultat bindës 4:1.
Golat për “Topçinjtë” i shënuan Jesus (minuta e 35’ dhe 55’), White (minuta e 47’) dhe Granit Xhaka në minutën e 84’, kurse golin e nderit për Leeds e shënoi Kristensen në minutën e 36’.
Fitore sot regjistroi edhe trajneri Roy Hodgson, i cili debutoi te Crystal Palace duke e mposhtur 2:1 skuadrën e Leicester Cityt.
Rezultatet finale i gjeni më poshtë.
Arsenal 4:1 Leeds United
Bournemouth 2:1 Fulham
Brighton 3:3 Bretford
Crystal Palace 2:1 Leicester City
Nottingham Forest 1:1 Wolverhampton