Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka folur para hyrjes në sallën e Kuvendit, ku pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.
Për mediat, ajo tha se janë të gatshëm edhe për zgjedhje të reja.
“Për ne është i paprecedent vendimi kuvendit për mos verifikimin e mandateve. Nuk e di nëse ka ndodhur diku tjetër ky rast. Duke qenë kështu, ne kemi përmendur disa zgjidhje përpara, e njëra nga to është përmendur nga PDK, dhe ne jemi shumë të hapur të dakordohemi edhe për datën e zgjidhjeve”, tha Haxhiu.
E kolegen e saj e plotësoi në ndërkohë, siç po ndodh zakonisht, kolegia e saj Mimoza Kusari-Lila.
“Në vitin 2014 ka qenë në mungesë të kuorumit, nuk është rrëzuar raporti sikurse kësaj radhe”, deklaroi Kusari-Lila.
E më saj, ndërhyri sërish Haxhiu. “Nëse në seancën e 15 prillit do të kishim mungesë kuorumi, kryesuesi i Kuvendit do të mund ta vendoste në votim edhe një herë raportin derisa t’i kishte votat. Konstoituimi i Kuvendit i hap rrugë zgjedhjeve”, u shpreh ajo.
Të pyetura nëse kanë marrëveshje për Fatmir Limajn kryetar të Kuvendit, dyshja e LVV-së thanë se “s’kanë koment”.
Ndërkaq, Haxhiu tha se të gjitha partitë politike u dakorduan gjatë takimit konsultativ me kryesuesin Avni Dehari, që raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve të votohet në mënyrë unanime, në mënyrë që të ecet përpara.