Një artist ka vendosu të krijojë imazhe Ultra Violetë në shpinën e grave për të festuar kështu bukurinë e tyre.
John Poppleton, nga Kalifornia, krijon vepra të pabesueshme të artit të pikturuar drejtpërdrejt në lëkurën e njeriut duke përdorur nuancat fluoreshente të jargavan, portokall dhe gjelbër dhe pastaj i fotografon ato me rezultate mahnitëse, transmeton Daily Mail.
Projekti i tij, i quajtur nën dritën e zezë, përbëhet nga 'bodyscapes' të fenomeneve spektakolare natyrore si perendimet afrikane, oqeane tropikale gjatë stuhisë së shiut, dhe vargjet malore nën dritën e hënës.
Gjithnjë ka qenë qëllimi i Johonit për të krijuar diçka origjinale dhe ndryshe por portretet e fantazisë nuk ishin pjesë e planit. "Nuk isha duke kërkuar për të, më gjetën", thotë ai.
SONDAZH
Loading ...