Live

Artistja kosovare tregon sfidat që hasi gjatë karrierës: Arti në Kosovë është mbrapa me vendet e tjera

20:28 / 12 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

I ftuari i radhës në emisionin “MUZË” nga gazetarja Vahide Zejnullahu, ishte artistja kosovare, Mimoza Studenica. Ajo rrëfen se si filloi të mirrej me artin inovativ dhe sa vlerësohet në Kosovë dhe sfidat e saj.

“Nuk vlerësohet aq shumë sepse nuk kam parë diçka të tillë prej letrave, e ka ngecur mosinteresimin e artit në Kosovë. Kriza po ndodh por nuk është ndoshta kriza sa nëse njerëzit e vlerësojn një lloj të artit, njerëzit e shohin në prespektiva të ndryshme disa e kërkojnë print e disa e kërkojnë me qenë art real. Por, fatkeqësisht, në fund them se ka ngecur sepse mos bashkpunimi i njerëzve edhe ajo e ka ngecur këtë pjesën e artit”, u shpreh artistja kosovare.

Tutje, Studenica tregoi se gjatë karrierës së saj është ndjerë e zhgënjyer por arriti që t’ia dal mbanë, më pas vlerësoi se arti në Kosovë është mbrapa në krahasim me vendet e tjera.

“Normal, njeriu zhgënjehet në momente të caktuara por nëse dëshiron me luftu arrihet gjithçka. Për mua ka qenë një sfid fillimi sepse e kam pas vështirë për me i marrur hapat, por duke punuar e kam kuptuar se ka edhe përtej sikurse edhe shkenca. Arti në Kosovë në krahasim me Evropën apo kontinentet e tjera është pak mbrapa sepse njerëzit nuk merren me aktivitete por ka ardhur dita që ata po e shohin njejt printimin dhe pikturën sepse kështu e perceptojnë”, vlerësoi ajo./Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua