As Kylian Mbappe e as Erling Haaland, futbollisti më i shtrenjtë në botë sot për sot është Jude Bellingham.
Kjo është renditja e publikuar nga vëzhguesit futbollistikë të CIES, përcjell kosovalive.net.
Mesfushori i Borussia Dortmundit sot konsiderohet si talenti më i madh absolut në botën e futbollit.
Vlera e tij? 208.2 milionë euro, 8.3 më shumë se bashkëkombësi i tij, Phil Foden, i cili luan në Manchester City.
Për ta kompletuar podiumin përkujdeset Mbappe i Paris Saint-Germainit, i vlerësuar 191 milionë euro, i ndjekur nga Vinicius Junior i Real Madridit (190 milionë euro) dhe nga Erling Haaland i Manchester Cityt (175 milionë).
Bellingham pritet të transferohet në Premierligë gjatë verës që vjen për një shifër që mund të jetë rekorde.