Live

As sot s’kaloi komisioni për votim të fshehtë

11:07 / 15 Maj 2025

Nga Kosova Live

Edhe sot ka dështuar komisioni për votim të fshehtë i propozuar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

55 deputetë kanë votuar për, 1 ka qenë kundër këtij komisioni i cili po dështon tash e disa herë, njofton Klankosova.tv.

Lëvizja Vetëvendosje as sot nuk e ndryshoi emrin e kandidates për kryetare të Kuvendit e që është Albulena Haxhiu – për të cilën opozita thotë se nuk është figurë unifikuese.

Shpërndaje në

U Kopjua