“Mosha është vetëm numër…”, kështu thotë vazhdimisht Cristiano Ronaldo.
Por, derisa CR7 me statistika nuk po tregon se mosha është me të vërtetë vetëm numër (ka shënuar 5 gola në 10 paraqitje), këtë po e bën sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski.
31-vjeçari ka e nisur furishëm sezonin në Gjermani.
Deri më tani, Lewa ka shënuar 18 gola në të gjitha garat, në vetëm 13 paraqitje – 5 gola më shumë se ndeshje. Prej këtyre 18 golave, ai 12 i ka realizuar në Bundesliga në 8 paraqitje, (4 gola më shumë se ndeshje).
Këto statistika të frikshme i kemi parë ndër vite nga Messi dhe Ronaldo, të cilët tani janë larg më të mirës së tyre. Leo dhe Cris kanë realizuar 3 gola në shtatë ndeshje, respektivisht 5 gola në 10 ndeshje.
Nëse Lewa vazhdon me këtë ritëm, ai është kandidati më serioz për ta fituar “Këpucën e Artë” për vitin 2020.
Këtë çmim e ka rrëmbyer viteve të fundit Lionel Messi i Barcelonës dhe ka thyer rekord historik, duke e fituar atë gjashtë herë, për ta lënë prapa Ronaldon me katër çmime.