Live

Autoritetet braziliane lirojnë Neymarin nga akuzat për përdhunim

20:20 / 30 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Policia braziliane ka njoftuar se nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për ta akuzuar Neymarin për përdhunim.

Neymar u akuzua nga modelja Najila Trindade, e cila pretendonte se ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë takimit me sulmuesin në një hotel të Parisit në fillim të muajit qershor. Por, policia e Sao Paolo ka kërkuar arkivimin e çështjes në gjykatë, e cila duhet të vendosë brenda 15 ditëve, nëse do ta bëjë ose jo këtë gjë.

Sipas gazetës “Folha de Sao Paulo”, e cila ka publikuar raportin e plotë të hetimeve, autoritetet kanë gjetur shumë kundërshtime në deklaratat e akuzueses, duke dalë në përfundimin se Neymar nuk e ka kryer krimin e pretenduar. Vetë sulmuesi kishte mohuar me forcë akuzat, ndërsa tani është liruar zyrtarisht nga ato.

Tashmë Neymar i mbetet të vendosë për të ardhmen e tij në futboll e cila nuk dihet nëse do të jetë në Paris.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...