Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, ka njoftuar se ka vizituar ish-drejtuesit e kësaj ushtrie qo po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Vizita u zhvillua më 16 dhe 17 prill 2025, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Më 16 dhe më 17.04.2025 vizitova shokët dhe bashkëluftëtarët Hashim Thaçi e Kadri Veseli në burgun e Hagës. Ishin fort mirë me shëndet dhe kurajo. Mendoj që e vërteta është në anën e tyre. Kush do t’ju përcjellë të fala, keni përshëndetje të sinqerta. Kërkesa për vizitë është bërë për të katërtit, nga unë Azem Syla. 17.04.2025, Hagë.”, ka shkruar Syla.
