Live

Azet ndihmon familjet në nevojë për Bajram

15:34 / 11 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Reperi Azet këto ditë po qëndron në Kosovë. Ai po përkujdeset që t’i argëtojë fansat me koncerte kudo në qytetet e Kosovës.

Sot me rastin e festës së Kurban Bajramit, reperi me prejardhje nga Podujeva ka vendosur t’i ndihmojë familjet në nevojë.

Ai postoi disa fotografi në instastory, ku shihen ushqime që janë të destinuara për familjet në nevojë.
“Urime festa e Kurban Bajramit të gjithëve”, Shkroi Azeti në njërin nga postimet.

Shpërndaje në

U Kopjua