Skuadra kosovare “Bad News Eagles” janë skuadra e fundit që ka marrë ftesën për turneun “Elisa Masters Espoo 2022”.
Kjo ftesë vjen pas super suksesit më turneun më të madh në botë “IEM RIO MAJOR”, ku ‘Bad News Eagles’ arriti të shkoj në ‘Legend Stage’ dhe të fitoj kundër skuadrës më të mirë në botë ‘FaZe Clan’, raporton ‘HLTV’, shkruan kosovalive.net
‘Elisa Masters Espoo 2022’ është një nga organizimet më të mëdha për “Counter Strike: Global Offensive”. Fituesi shpërblehet me 200 mijë dollar.
Në këtë turne marrin pjesë 12 skuadra dhe luhet në Espoo të Finlandës nga 15 deri me 20 nëntor.
Fillimisht është faza e grupeve. Fituesi i grupit kalon direkt në gjysmë-finale. /kosovalive.net/