Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se LVV-ja i ka numrat për formimit të Qeverisë së re.
Këtë deklaratë Bahtiri e dha pasi u regjistrua si deputet i ri i Kuvendit të Kosovës.
“Mendoj se po, janë numrat për formimin e qeverisë.Numrat janë të deputetëve të cilët janë 61 e më shumë dhe ata do të bëhen. Është mendim i tyre, ne e dimë se i kemi numrat dhe do i bëjmë me deputetët e Republikës së Kosovës”, shtoi ai.
Më 15 prill, Kuvendi i Kosovës do ta mbajë seancë konstituive ku pritet të zgjedhjet edhe kryetari i Kuvendit.
E sot, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu iku dhe nuk iu përgjigj mediave rreth formimit të qeverisë.
Ai po ashtu nuk u përgjigj as dje sa i përket refuzimit nga kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.
Kurti nuk ka treguar as nëse do t’i ftojë në konsultime edhe partitë tjera.