Live

Bajrami: Derisa ZRRE po tallet me qytetarët, qeveritarët nuk kanë nxjerrë asnjë zë për çështjen që do të prekë xhepin e secilit

19:23 / 24 Mars 2025

Nga Kosova Live

Në vendin tonë është paralajmëruar shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike. Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami.

Përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook, Bajrami ka thënë se derisa ZRRE po tallet me qytetarët, qeveritarët nuk kanë nxjerrë asnjë zë për çështjen që do të prekë xhepin e secilit.

‘’E derisa ZRRE po tallet me qytetarët, qeveritarët nuk kanë nxjerrë asnjë zë për çështjen që do të prekë xhepin e secilit dhe do ta dëmtojë rëndë ekonominë e vendit tonë.Me të vërtetë është tallje me qytetarët deklarata e kryetarit të Bordit të ZRRE-së, sepse është pikërisht çmimi i energjisë elektrike ai me të cilin qytetarët dhe bizneset nuk po pajtohen. E kryetari i Bordit të ZRRE-së paska thënë: “Gjejeni rrymën vetë me lirë dhe blejeni”Por, pyetja është: Ku mund të gjindet më lirë?’’, ka thënë Bajrami.

Më tutje ajo ka shtuar se KEK-u, që është ndërmarrje publike, ia shet energjinë KESCO-s për 29.5 euro/MWh, ndërsa ekziston një marrëveshje që e detyron KEK-un t’ia shesë të gjithë energjinë e prodhuar KESCO-s, e cila më pas na e shet neve me çmim tashmë të dyfishuar.

Shpërndaje në

U Kopjua