Live

Bajrami falenderon Behgjet Pacollin për njohjen nga Kenia: Fakt, katër vjet Kurti asnjë njohje

20:32 / 26 Mars 2025

Nga Kosova Live

Deputetja  e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se njohja nga Kenia ka ardhur si rezultat i angazhimit të ish-presidentit Behgjet Pacolli.

Ndërkaq, për qeverisjen katër vjeçare të Albin Kurtit, Bajrami shkroi se është “fakt…që asnjë njohje”.

Postimi i plotë i Bajramit:

FAKT:

Nga 22 Mars 2021 deri më 22 Mars 2025 – gjatë një mandati të plotë të qeverisë Kurti, asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën.

Sot, njohja nga Kenia vjen si rezultat i angazhimit të ish-presidentit dhe ish-ministrit të jashtëm, z. Behgjet Pacolli.

Faleminderit për punën dhe kontributin tuaj z. Pacolli!

Shpërndaje në

U Kopjua