Live

Bajrami: Kurti dhe ministriat e tij duhet të japin dorëheqje sonte, a do ta respektojë ligjin që e ka miratuar vetë

20:51 / 14 Mars 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka shtruar pyetjen se nëse kryeministri Albin Kurti dhe kabineti qeveritar i udhëhequr prej tij do të japin dorëheqje, pasi që, sipas Ligjit për Qeverinë që ka hyrë në fuqi në nëntorin e vitit 2022, të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre para se të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Bajrami ka theksuar edhe se, nëse rezultatet do të certifikohe nesër, kjo nënkupton se Kurti dhe ministrat e tij duhet të japin dorëheqje sonte.

‘‘Pyetja është: Çka don me thanë dorëheqja për Albin Kurtin dhe LVV-në, sepse deri me sot kushdo që ka dhënë dorëheqje s’ka punu më në atë institucion.’’, ka shkruar ajo ndër tjerash.

Postimi:

A do ta respektoj Albin Kurti  dhe Kabineti i tij Ligjin 08/L-117 për Qeverinë, të cilin e kanë hartuar dhe miratuar vetë?

Sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili është në fuqi që nga viti 2022, nëse rezultatet e zgjedhjeve certifikohen nesër, Albin Kurti dhe të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje SONTE.

Shpërndaje në

U Kopjua