Live

Bajrami: Kurti e ndryshoi qasjen pasi e kuptoi që s’i el matematika pa votën e Adem Hoxhës

15:39 / 08 Prill 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka kritikuar përgjigjen e nënkryetarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i pyetur nga gazetarët për termat “hajvanë” dhe “hajvanatë”, të përdorur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Sipas Bajramit, Konjufca u justifikua se ishte “gjuhë fushate”, dhe i cili tha se “normal, qohesh një mëngjes, e sheh që s’i ke numrat, dhe e ndryshon qasje”.

“Por Konjufca ‘harroj’ që termat ‘hajvan’ dhe ‘hajvanat’ janë përdorur pasi janë shpallur rezultatet preliminare, pra në dritën e numrave, edhe pse këta terma janë të papranushëm kurdo që thuhen”.

“Qasjen, Albin Kurti e ka ndryshuar vetëm kur e kuptoi që nuk i del matematika pa votën e Adem Hoxhës, alias Listës Serbe”, shkroi Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

Sipas saj, përgjigjet e Konjufcës janë “hipokrizi në maksimum”.

Shpërndaje në

U Kopjua