Live

Bajrami (LDK): Kryekuvendari zgjidhet me marrëveshje politike ose me kandidat të pranueshëm (VIDEO)

11:07 / 23 Prill 2025

Nga Kosova Live

Shefja e GP të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se partia që ajo përfaqëson, nuk ka votë për asnjë kandidat të LVV-së për kryetar të Kuvendit.

Në një prononcim për media pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, ajo tha se LVV-ja po tenton të imponojë votën ndaj deputetëve.

Bajrami theksoi se LDK nuk është e gatshme të hyjë në ndonjë marrëveshje politike me LVV-në dhe se subjekti i saj nuk do të mbështesë asnjë kandidat të propozuar nga kjo parti për pozitën e kryetarit të Kuvendit.

“Janë rrethana që nuk po ndryshojnë, ndërsa LVV po kërkon që të ndryshojë dhe të imponohet vota e deputetëve të Kuvendit. Deputeti është i lirë, nuk i nënshtrohet detyrimit. Ne jemi shprehur të gatshëm të kemi marrëveshje politike. Kryetari i Kuvendit zgjidhet në dy forma: ose me marrëveshje politike ose duke sjellë një kandidat që do të ishte i pranueshëm. Ne e kemi potencuar disa herë që për LDK-në nuk ka asnjë kandidat që do ta votonim, pikë së pari për shkak të historisë së tyre, se janë shkelës të Kushtetutës. E keni parë se edhe pas betimit që e kanë dhënë si deputetë, të njëjtit dalin në zyrë dhe i kanë marrë peng institucionet e Kosovës. Këta e kanë shkelur betimin e deputetit dhe rrjedhimisht Kushtetutën e Kosovës. Për këtë, dua të ju informoj se një grup juristësh të LDK-së po përgatit kallëzimin penal, dhe nesër besoj se do ta dorëzojmë”, deklaroi Bajrami.

Shpërndaje në

U Kopjua