Live

Bajrami: Po presim çka do të ndodh pas takimit me presidenten, nuk kemi vendosur kushte as s’kemi kërkuar dikastere

11:36 / 15 Maj 2025

Nga Kosova Live

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami ka folur pas dështimit të 16-të të seancës konstituive.

Ajo tha se po presin se cfarë do të ndodh pas takimit të kryetarëve të partive me presidenten Vjosa Osmani.

Po e presim takimin për të parë se çfarë do të rezulton. Kryetari aty do të shkojë edhe njëherë dhe do të shpalos idenë me detaje të tjera, me shansën për ta argumentu se kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme. Mundet me argumentu pse ne po e konsiderojmë”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se nëse ka pajtim, takimet tjera do të jenë lidhur me afatin e listën e prioriteteve.

Nuk bëhet fjalë për ndarje të pozitave, sepse në fund besoj se kjo do të ishte e lehtë. S’kemi vendosur kushte, as s’kemi kërkuar digastere, e as nuk kemi diskutuar brenda për detaje të tilla… Anjëherë s’kemi bë trysni që deputetët e LDK’së që të votohet në formë të caktuar. Thjeshtë ka qenë qëndrim I partisë ndaj të cilit ka pasur përkrahje nga gjithë deputetët”, shtoi Bajrami.

Shpërndaje në

U Kopjua