Live

Bajrami thumbon VV: Çmenduria është të bësh të njëjtën gjë vazhdimisht dhe të presësh rezultate të ndryshme

18:19 / 27 Prill 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes për dështimin e sërishme të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Bajrami e kritikoi Vetëvendosjen për mbajtjen e një kursi të pandryshuar, duke cituar një thënie të njohur të Albert Einstein: “Çmenduria është të bësh të njëjtën gjë vazhdimisht dhe të presësh rezultate të ndryshme.”

Bajrami iu referuar propozimit të VV’së për kryeparlamentare, që tash e pesë seanca, Albulena Haxhiu nuk po arrin votat për t’u zgjedhur.

Shpërndaje në

U Kopjua