Tashmë është e ditur që Uellsiani nuk e ka të sigurtë të ardhmen tek Reali i Madritit.
Zidane ka thënë se nuk e sheh Bale në planet e tija.
E ardhmja e Bale pritet të jetë Kina. Dhe kjo u vërtetua edhe më tepër mbrëmë kur Bale u pa tek buzëqeshte tërë kohën, ndërkohë që ekipi I tij kishte pësuar 7 gola.
Lojtari nuk ka marrëdhënie të mirë me trajnerin Zidane i cili ishte shprehur se largimi i tij nga klubi u bën mirë të gjithëve.