Live

Ballkani do ta transferojë ish-futbollistin e Partizanit?

20:15 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Lorenc Trashi mund të konsiderohet lojtar i ri i skuadrës së Ballkanit. Burime të besueshme pranë klubit kosovar bëjnë me dije për Newsport.al që mëngjërashi ka udhëtuar drejt Kosovës, teksa do të hedhë firmën në kontratë.

Ilir Daja ia njeh mirë vlerat dhe në krahun e majtë të mbrojtjes, padyshim që do të shtohet cilësia në organikën e teknikut kryeqytetas.

Pasi mbylli aventurën në Kuvajt, gramshioti u rikthye në Shqipëri. Pushimet duket se kanë zgjatur fare pak për të, duke gjetur menjëherë ekipin e ri. Ai do të udhëtojë drejt Turqisë për t’iu bashkuar skuadrës për mini-fazën përgatitore.

Kujtojmë që Trashi ka punuar me Dajën para dy sezonesh, kur ky i fundit drejtonte Partizanin në Abissnet Superiore. Tanimë mbrojtësi i linjës së majtë do të japë kontributin e tij në Superligën e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua