Ballkani ka arritur një tjetër sukses histori. Kampioni i Kosovës a fituar Superkupën që është I pari në histori të kësaj skuadre, shkruan Demokracia.com.
Në duelin e zhvilluar në Turqi, të drejtuarit e Ilir Dajës fituan 1:0 ndaj Llapit.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi mbrojtësi Lumbardh Dellova.
Të kujtojmë se nga minuta e 28-të Llapi luajti me një futbollist më pak, pasi Bekim Maliqi u përjashtua me karton të kuq.