Live

Balotelli sërish protagonist: Shkatërron aparatin e fotoreporterit

16:42 / 27 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Sulmuesi italian i skuadrës së Brescias, Mario Balotelli, po akuzohet nga fotoreporteri ANSA’s së i ka thyer aparatin fotografik, transmeton Gazeta Metro.


Mario Balotelli luajti titullar në sfidën e mbrëmjes së djeshme mes Genoas dhe Brescias, por nuk arriti të lërë gjurmë deri në momentin që u zëvendësua, megjithatë ia doli të ishte sërish protagonist jashtë fushës së lojës.

Kjo pasi fotografi i ANSA’s, Massimo Lovati e akuzoi sulmuesin italian se i dëmtoi aparatin fotografik dhe mbajtësen e tij, në momentin që u zëvendësua, pasi ia gjuajti me shqelm si të ishte një top futbolli, përcjell ‘SS’.

“Kur u zëvendësua, rastisi që të dilte nga fusha shumë pranë vendit ku isha vendosur unë me aparatin tim model Cannon. Kalo pranë dhe e gjuajti aparatin si të ishte një top futbolli, duke dëmtuar atë, pajisjen mbajtëse dhe lentet. Fola me përgjegjësin e skuadrës së Brescias dhe të hënën do të bëj vlerësimet e dëmit, por më vjen keq që ai sillet në këtë mënyrë”, tha Lovati pas ndeshjes./

Shpërndaje në

U Kopjua