Këto objekte u dhanë për ata që nuk kishin asnjë të ardhur familjare, apo kontribuuesit e luftës.
Por vite me vonë thuhet se brenda banesave të këtij kompleksi mund të hasësh edhe njerëz që në kasafortat e tyre mbajnë mbi 200 mijë euro, dhe ka shumë komshinj që jetojnë bri tyre në kushte të mjerueshme.
Madje hapësirën prej 60 metrash katror që ua fali komuna, e ndajnë më 8 anëtarë të tjerë të
Vetë banorët janë të indinjuar me keqpërdorimet e bëra në këto banesa kolektive të banimit social në kryeqytet.
Madje , për dikënd ato janë kthyer në vend ku me zor jetohet aty, pasi që sipas tyre aty ka një mal me keqpërdorime. e po ashtu përfitues janë edhe shumë persona që nuk e meritojnë të jenë brenda atyre mureve, pasi që një prej kritereve për të përfituar njërën nga këto banesa është “kushtet e dobëta”.
Banori thotë që në gjendjen të cilën është ka ardhur si shkak i neglizhencës nga komuna. Madje aty dikush duket se edhe e ngacmoi.
Një nga banorët thotë se gjendjen psikologjike e saj po rëndohet kur po kujton faktin se komshinja e saj ka mbi 100 mijë euro në kasafortë, ndërsa ajo jeton në kushte të mjerueshme.
Një tjetër banor i cili ka dashur që identiteti i tij të mos zbulohet, thotë që ka persona e banorë që banesat, që i fituan si mbështetje financiar për shkak të kushteve të rënda të jetesës, i kanë lëshuar me qera.
Një tjetër banor e cila tash e 13 vite jeton në këto kushte, thotë se ose këto ose duhet të qëndroj pasanikët, ose të rrinë ata që kanë me të vërtetë nevojë.
Këto banesa janë ndarë duke u bazuar në Ligjit Nr. 03/L-164 për Financimin e Programeve të Veçanta të Banimit në Kosovë, ku qytetarët nevojit kanë aplikuar për banim social të mbështetur nga Komuna e Prishtinës.
Ata është dashur ti nënshtrohen një verifikimi i cili vjen pas plotësimit të një formulari të përgjithshëm komunal për ankesa.
Familjet që kanë pasur të drejt aplikimin dhe përfitimi janë: Familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, Familjet e viktimave civile të luftës, Familjet e personave të zhdukur, Personat e zhvendosur brenda vendit (PZHV), Të kthyerit, Familjet në nevojë, Personat me aftësi të kufizuara, Personat e moshuar pa përkujdesje familjare, Gratë kryefamiljare dhe Grupet e tjera të cenueshme
Deri sa kriteret bazë kanë qenë
1.1. statusi i banimit;
1.2. lartësia e të hyrave;
1.3. invaliditeti;
1.4. përbërja e familjes.
1.5. gjendja shëndetësore;
1.6. mosha.