Live

Barcelona kërkon 30 milionë euro për huazimin e Coutinhos te Tottenhami

20:53 / 07 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Sipas Goal.com Barcelona po kërkon 20-30 milionë euro në mënyrë që ta huazojë Coutinhon tek Tottenhami.

Transferimi i propozuar i brazilianit mund të ndodhë vetëm nëse Tottenhami pranon që t’ia paguajë edhe rrogat Coutinhos gjatë sezonit të ardhshëm.

Afati i transferimeve në Angli mbyllet nesër.

Për Coutinhon Tottënhami mbetet opsioni më i mirë në Angli.

Liverpooli nuk dëshirojnë ta kthejnë lojtarin, ndërsa një kalim të Manchester United është i parealizueshëm për shkak të respektit që ka Coutinho për ish klubin e tij Liverpoolin.

Shpërndaje në

U Kopjua