Kampionët e Spanjës kanë përmirësuar ofertën e tyre të mëparshme për Brazilianin Neymar.
Ernesto Valverde dhe skuadra e tij po ndjekin seriozisht “yllin” e PSG, Neymar. Oferta e më herëshme e Katalanasve përfshinte 70 milion euro dhe dy lojtar në mes të Coutinho, Rakitiq, Dembele, Umtiti e Semedo, ndërsa tani oferta përfshinë edhe mbrojtësin e ri Todibo.
PSG po insiston për një shifër jo më të vogël se 200 milion euro por Blaugranat nuk kanë mundësi të bëjnë ofertë të tillë për shkak të blerjeve të tjera në merkato siq janë De Jong dhe Griezmann.
Në garën për Neymar janë dhe rivalët e Real Madrid të cilët po temtojnë ta shtojnë lojtarin në organikën e tyre.