Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) sot ka ndodhur një tjetër incident.
Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi – njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – është konfrontuar me Nebih Gecin, vëllain e Gani Gecit, shkruan Nacionale.
Gjatë konfrontimit, mësohet se Geci i është drejtuar Krasniqit me fjalët: “Ju të gjithë jeni rrenca”.
Pas incidentit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është parë i pranishëm edhe vetë Gani Geci.
