Live

Bashkimi për të tretën herë me radhë kampion te vajzat

21:55 / 15 Prill 2025

Nga Kosova Live

Klubi i Bashkimit është shpallur kampion tek kampionati i vajzave pasi ka mundur sonte Pejën.

Ata mundën pejanët me rezultat 69:58 duke e rrëmbyer serinë finale, 2:0.

Kjo është hera e tretë me radhë që vashat prizrenase e fitojnë titullin kampion.

Adrienne Williams udhëhoqi Bashkimin me 22 pikë e 14 kërcime në këtë fitore vendimtare për titull.

Shpërndaje në

U Kopjua