Live

Batatina: Në momentin që nuk licensohet FFK-ja, atëherë nuk e di pse ekziston shteti

17:33 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

nga Kosova Live

Trajneri i KF Llapit, Tahir Batatina në një intervistë për kosovalive.net ka folur në lidhje me rrezikun e mos licensimit të FFK-së nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Batatina u shprehë se nëse nuk licensohet FFK-ja, atëherë nuk e di pse duhet të ekizstoj shteti, shkruan kosovalive.net

“Në momentin që nuk licensohet FFK-ja, atëherë nuk e di pse ekziston shteti! Do të thotë nuk ka shtet në botë që s’ka futboll, pa sport. Nëse ka dikush që e ka bërë krenar Kosovën, në këtë politikë aktuale me këtë qeverisje dhe qeverisjet e mëhershme, e ka bërë vetëm  sporti. Sportistat tanë e kanë ngrit flamurin e Kosovës edhe në Rusi dhe e kanë senzibilizuar çështjen e Kosovës, e kemi bërë për ta njohur dikush, I kemi tejkaluar kufijt si sport dhe ndoshta pikërisht futbolli ka qenë që i ka tejkaluar kufijt e politikës dhe për të parë se ku është Kosova, kush është Kosova, nga është ky vend dhe nga vijnë këta njerëz. Nuk mund të besoj asnjëherë, nuk mund ta futet në trurin tim se Kosova mund të jetë pa e licensu FFK-në sepse është një gjë e shëmtuar. Nëse ndodh një gjë e till, ne që merremi me sport duhet t’i marrim valixhet dhe të ikim në ndonjë vend tjetër sepse në një vend ku nuk është e licensuar një federatë e futbollit, nuk e di pse ne financohemi, nuk e di pse ne jetojm apo merremi me këtë zeje të trajnerit. I gjithë fokusi ynë, e gjith eksperienca jonë është që një të ardhme të dalmi në Evropë, kuadra tona të dalin në Evropë dhe të luajnë për klubet e mëdha evropiane, të paraqitemi mirë si klube në Evropë. Mendoj që nëse nuk licensohet FFK-ja, nuk licensohet as kombëtarja dhe si ka shtet pa një kombëtare, kështu që nuk e besoj se do të ndodh një gjë e tillë”, u shprehë Batatina./kosovalive.net/

INTERVISTA E PLOTË:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...