Live

Bayern bën goditjen e parë në transfere, arrihet marrëveshja

14:58 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Bayern Munchen e ka kryer me sukses marrëveshjen për transferimin e yllit austriak, Konrad Laimer. Mesfushori i Laipzig do të vije në verë si transfer i lirë në muajin qershor.

Bisedimet mes dy skuadrave kanë qenë për blerjen e Laimer nga janari, por që nuk është arritur marrëveshja.

Laimer do të vije si transfer i lirë ngase kontrata me skuadrën gjermane i skadon me 1 qershor.

Julian Nagelsmann është përpjekur të nënshkruajë Laimer për vite me radhë duke qenë një nga lojtarët e preferuar të tij.

Shpërndaje në

U Kopjua