Live

Bayern Munchen vihet pas yllit të Manchester Cityt

20:02 / 25 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Gjiganti gjerman, Bayern Munich është duke e konsideruar që ta bëjë një lëvizje për ta rikthyer Ilkay Gundogan në Bundesliga gjatë verës së ardhshme, raporton “90min”.

32 vjeçari po kalon në një formë të shkëlqyer me Manchester Cityn në muajt e hershëm të këtij sezoni, ku është paraqitur në disa role të ndryshme për trajnerin Pep Guardiola.

Kontrata aktuale e Gundogan me Cityn skadon verën e ardhshme, dhe besohet se kampioni i Premier Ligës dëshiron t’ia zgjat aventurën mesfushorit gjerman në “Etihad”.

Ndërkaq, sipas raportimeve të fundit, Bayern Munichu është i interesuar për t’ia ofruar Gundoganit një rikthim në Gjermani në verën e ardhshme, shtatë vite pasi që ai u largua nga Borussia Dortmundi për një vlerë rreth 25 milionë eurosh.

Gundogan është një figurë tejet e dashur te City, ku ai mbetet një titullar i padiskutueshëm për Guardiolan, dhe morri shiritin e kapitenit të klubit gjatë verës pasi që bashkëlojtarët e tij e votuan si pasuesin e Fernandinhos.

Shpërndaje në

U Kopjua