Live

Bayerni ka nevojë për përforcime, e thonë Neuer e Lewandowski

18:41 / 07 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Yjet e Bayernit Manuel Neuer e Robert Lewandowski kanw folur për transferimet që duhet ti bëj Bayerni në mënyrë që të garojë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Ne kemi nevojë për tre lojtarë të tjerë. Edhe po të vjen Leroy Sane, ne kemi nevojë për një sulmues tjetër të krahut. Ne kemi mbetur pa Franck Riberyn, Arjen Robben dhe Jamesin gjersa nuk kemi sjellë ndonjë lojtar me përvojë Gjithashtu, ndoshta, kemi nevojë për përforcime në mesfushë”, tha Lewandowski, i cili ishte i pakënaqur me pozitën në klub.

Ndërsa portieri gjerman u shpreh:

“Unë besoj se Shefat do ta bëjnë punën e tyre, kështu që ne përsëri do të kemi një ekip konkurrues që mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. Ky është qëllimi dhe ambicia jonë. Sezoni i kaluar ishte zhgënjyes dhe nuk dua ta fsheh atë”.

Bayerni ditë më parë humbi ndeshjen e superkupës ndaj Dortmundit.

Shpërndaje në

U Kopjua