Live

Bebe Rexha fiton 5,200 dollarë në lojëra të fatit në Las Vegas

22:31 / 23 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Bebe Rexha i trajtoi mirë miqtë e saj në një darkë luksoze pasi fitoi 5.200 dollarë në lojra fati në Las Vegas.

Këngëtarja pëlqen të luajë lojëra elektronike në Sin City dhe gjatë një vizite të fundit – gjatë së cilës ajo performoi në Festivalin JBL, ajo përfundoi duke fituar para, ndërsa shpenzoi 500 dollarë duke provuar.Dhe pasi fitoi, Bebe Rexha ishte më shumë se e lumtur për të trajtuar miqtë e saj në një darkë pa kursim.

Në një intervistë për emisionin televiziv amerikan Extra, ajo zbuloi: ‘Unë isha duke humbur, humbur, humbur. Vendosa 100 dollarët e fundit dhe godita makinën dhe ajo filloi të çmendet dhe unë përfundova duke fituar 1 mijë e 800 dollarë. Kështu që unë mora ato 1,800, minus 500 dollarët që harxhova duke provuar dhe më mbetën 1,300″, tha Bebe Rexha.“Kështu që unë shkova në aparat tjetër dhe fitova rreth 1.200 dollarë …

Unë shkova në Wheel of Fortune dhe fitova 3,000 dollarë, dhe pastaj fitova 2.500 dollarë, kështu që nuk e di se çfarë ishte, por u rrita në 8,000 dollarë – por pastaj me të gjitha ato që harxhova, unë fitova 5.200 dollarë, që nuk është aspak keq. Unë gjithmonë fitoj!”, ishin fjalët e Bebe Rexhës./DailyMail/

Shpërndaje në

U Kopjua