Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë Ramazanin.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Begaj uroi agjërim sa më të begatë e sa më të lehtë.
“Le të kujtojmë e të kujdesemi dhe për ata që pamundësia i ka bërë të mos gëzohen si gjithë të tjerët, e t’i ndihmojmë me bindjen e plotë se dhënësi përfiton më shumë se marrësi”.
“Muaji i Ramazanit mbart në vetvete edhe një tjetër bekim: mundësinë për të ruajtur lidhjet familjare e për të respektuar çdokënd me të cilët bashkëndajmë këtë vend. Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’u bërë më të mirë e për ta bërë edhe vendin tonë më të begatë”, ka shkruar Begaj