Live

Bëhen homazhe në nderim të dëshmorëve të masakrave në Poklek e Çikatovë të Vjetër

15:41 / 17 Prill 2025

Nga Kosova Live

homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit dhe viktimave të masakrave në Poklek e Çikatovë të Vjetër

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me bashkëpunëtorë dhe deputetë të zgjedhur të  Kuvendit të Kosovës, kanë bërë homazhe në nderim të katër dëshmorëve të kombit, të rënë me armë në dorë për lirinë e Kosovës: Sokol Elshani, Fetah Kiqina, Besim Mala dhe Halil Bajraktari.

Poashtu, sot Lladrovci bëri homazhe edhe për të rënëët nga masakrat në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

“Me përulje dhe mirënjohje të thellë, kryetari Lladrovci nderoi jetën dhe veprën e këtyre bijve të kombit, duke theksuar se sakrifica e tyre është themeli i lirisë që gëzojmë sot”.

“Po ashtu, në të njëjtën ditë, janë bërë homazhe edhe për viktimat e masakrave në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër, të kryera nga forcat serbe më 17 prill 1999, gjatë ofensivës së egër kundër popullsisë civile shqiptare”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Në Poklek, u masakruan mizorisht 54 civilë të pafajshëm, anëtarë të familjeve Muqolli, Elshani, Caraku dhe Hoxha. Në Çikatovë të Vjetër, u vranë 24 civilë shqiptarë të tjerë.

Shpërndaje në

U Kopjua