Live

Bëhuni gati për shi, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

09:44 / 19 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

19.11.2019 – Në mëngjes ftohtë, e në ultësira mundësi për mjegull. Ditën mot i butë dhe kryesisht me vransira. Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu. Nga rrafshi i Kosovës erë mesatare juglindore 3-10m/s, e nga Dukagjini erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Indeksi UV: 2.

20.11.2019 – Në mëngjes vranët dhe me shi. DItën pjesërisht vranët me reshje lokale shiu. Mundësi edhe për bubullimë. Në vise malore mbi 2000m priten edhe reshje bore. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi dhe juglindja 5-15m/s. Indeksi UV: 1.

Shpërndaje në

U Kopjua