Live

Ben-Meir: Kosova të shkëputet nga ndikimi turk

15:02 / 09 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Eksperti amerikan për Ballkanin në Universitetin e New York-ut, Alon Ben-Meir, duke kritikuar klasën politike të Kosovës, ka tërhequr vërejtjen për ndikimin turk në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Ben-Meir ka thënë se politikanët e Kosovës duhet të vendosin rregull dhe ta projektojnë të ardhmen e Kosovës të besueshme për botën perëndimore.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet ta ketë fjalën e fundit mbi politikat e brendshme dhe të jashtme të saj, e jo, siç është shpeshuar Ben – Meir,  presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili siç shton Meir, po kontrollon pjesën më të madhe të infrastrukturës kryesore të Kosovës.

 “Politikanët e Kosovës duhet ta vendosin shtëpinë e tyre në rregull, sepse vendi duhet të projektohet në një mënyrë të besueshme për bashkësinë ndërkombëtare; është padyshim thelbësore për mënyrën sesi vetë kosovarët e shikojnë qeverinë e tyre. Qeveria e Kosovës duhet të zgjohet për të ndaluar që Erdogani i Turqisë të kontrollojë pjesën më të madhe të infrastrukturës kryesore të Kosovës dhe të ketë fjalën e fundit mbi politikat e brendshme apo të jashtme të Kosovës”, ka shkruar eksperti amerikan, Alon Ben-Meir.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...