Fitore të pastër 2-0 arriti Besa në Lipjan përballë Ulpianës vendase, Sheqerolli shënoi gol në pjesën e parë ndërsa krejt në fund Samir Sadriu me një auto-gol vendosi gjithqka.
Rastin e parë e humbi Kurtaj i vendasve që dështoi në afërsi prej 5 metrave, e më pas pati lojë të zbehtë deri më minutën e 32-të ku realizoi me anë të Sheqerollit, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Me fillim të pjesës së parë realizoi gol Akil Makolli i Ulpianës por e bëri këtë gjë me dorë duke i’u anuluar kështu goli. Ulpiana u mundua deri në fund por klasi i Pejanëve ishte tejet i lartë për tu thyer, krejt në fund Samir Sadriu shënoi një autogol të tmerrshëm me të cilin dhe vulosi rezultatin në 0-2.
Ulpiana zhvilloi një loj katastrofale me pasime të gjata, topa të kthyer mbrapa dhe pa ide.
Notat e lojtarëve të Ulpianës: Rexhepi 5.5/ Kutllovci 5.0, Emini 6.0, Makolli 6.0, Kaleshi 4.5/ Gashi 5.0, Sadriu 4.0, -/ Musliu 4.5, Kurtaj 4.5, Ymeri 5.0 Rezervistët: Abazi 5.0, Azemi 4.5, Kelmendi 6.0