Live

Beton Retkoceri bëhet atashe i mbrojtjes së Kosovës në Japoni

15:06 / 24 Prill 2025

Nga Kosova Live

Nënkoloneli Beton Retkoceri është bërë Atashe i Mbrojtjes i Kosovës në Japoni.

Ambasada e Kosovës në Japoni ka bërë të ditur se Retkoceri ka marrë zyrtarisht detyrën.

“Ky emërim përkon me 16-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë dhe shënon një moment të rëndësishëm në partneritetin tonë ndërshtetëror”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ndërsa, ambasadori Sabri Kiçmari ka bërë të ditur se Retkoceri është atasheu i parë i mbrojtjes i Kosovës në Japoni. 

Shpërndaje në

U Kopjua