Live

Bie nga lartësia, humb jetën punëtori i huaj në Tiranë

19:09 / 31 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një punëtor nga Bosnja Hercegovina ka rënë nga lartësia e një pallati në Tiranë dhe për pasojë ka humbur jetën. Policia e Tiranës thekson se viktima është një 48-vjeçar.

Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj, rreth 48 vjeç, nga Bosnjë-Hercegovina”, njoftoi policia.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Shpërndaje në

U Kopjua