Zilja në Kuvendin e Kosovës veçse ka nisur të bie.
Kjo ndodh për t’i thirrur deputetët e Kosovës të futen në sallë ku pas pak pritet të nisë seanca konstituive, njofton Klankosova.tv.
Në sallë janë disa deputetë të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani i cili po qëndron brenda sallës së Kuvendit tha se VV-ja ende nuk ka marrëveshje politike dhe se sot nuk dihet nëse ngërçi do të zgjidhet, pasi siç tha ai kjo parti nuk lëviz as nga pozicioni i saj për Albulena Haxhiun kryeparlamante.
Ndërkohë, as opozita deri më tani nuk është se ka pajtueshmëri për ta votuar Haxhiun.