Live

Big Mama dhe aktori turk shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në fotot si çift

18:08 / 11 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Kanë filluar spekulimet për një lidhje të mundshme të Big Mamas me aktorin e njohur turk.

Kjo pasi që dyshja kanë postuar disa fotografi mjaft romantike, ku shihen në përqafimin e njëri-tjetrit, në një ambient në plazh e me qirinj.

Madje, ata edhe shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në përshkrimin e fotove që postuan, ndërsa pushtuan komentet me zemra.

Aktori në postimin e tij ka shkruar “Të dua” duke e etiketuar këngëtaren dhe duke vendosur disa zemra në ngjyrat kuq e zi.

Edhe Big Mama ka shkruar fjalën ‘dashuri’ në përshkrimin e saj.

Nuk dihet nëse kjo mund të jetë ndonjë lidhje e këngëtares, ose ndonjë projekt i ri me artistin turk, me të cilin do të na befasojë së shpejti.

Shpërndaje në

U Kopjua