Live

Bizariteti i teknikut gjerman, i cili në SHBA pohonte t’i kishte të kryer nëntë fakultete

17:24 / 27 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Në vitet 1920, Carl Tanzler (i cili më vonë mori emrin Carl von Cosel) emigroi nga Gjermania për në SHBA, duke lënë pas vetes gruan dhe dy vajza. Derisa në Gjermani ai ishte vetëm një teknik i rëntgenit, ku mezi ia dilte të mbijetonte, me të mbërritur në SHBA ai pohonte se ishte kapiten i nëndetëses dhe kishte nëntë diploma fakulteti. Në vitin 1934 ai u punësua në Spitalin e TBC-së në Ki Uest dhe solli familjen në SHBA. Por, nuk vonoi shumë e atë e la gruaja, pasi që zbuloi rrenat e tij në lidhje me diplomat e nëntë fakulteteve. Romanca e çuditshme…

Elena Hoyos, një hispanike 22-vjeçare, ishte pranuar në spital. Von Cosel shumë shpejt u dashurua në të, përkundër refuzimeve të saj. Cosel vendosi që me çdo kusht t’i ndihmonte dhe ta shëronte Elenan, kurse familja e saj, duke pasur parasysh sëmundjen e rëndë të bijës së tyre, lejuan Von Cosel-in që të përdorte metoda jo të rëndomta. Përkundër përpjekjeve misterioze dhe bizare të Von Cosel-it, Elena Hoyos vdiq duke e lënë atë zemërthyer. Ngjarjet edhe më të çuditshme Von Cosel mori leje nga familja e saj që t’ia ndërtonte Elena-s një mauzole. Aty, Von Cosel përdori formaldehid dhe substanca të tjera kimike, për ta ruajtur trupin e femrës së ndjerë, të cilin e vizitonte në mënyrë të fshehtë gjatë natës. Familjarët nuk dinin asgjë për tentimet e tij për ruajtjen e trupit të Elena-s. Gjatë vizitave që ia bënte trupit të Elena-s gjatë natës, Von Cosel bisedonte me kufomën, bile kishte thënë se, një natë, e kishte parë fantazmën e saj.

AI më pas thoshte se “shpirti” i Elena-s i paraqitej çdo natë dhe bënin biseda të gjata. Ajo edhe ia kishte shfaqur dashurinë Von Coselit. Këto vizita të natës vazhduan derisa e përjashtuan nga puna në spital dhe ai u vendos në një kasolle. A ishte ai i çmendur? Por, ai nuk u ndal me kaq. Ai e vodhi trupin e Elenas nga mauzoleu dhe e vendosi në një shtrat të madh, martesor. Ai vazhdoi punën në ruajtjen e trupit të saj, i cili, me gjithë përpjekjet, kishte filluar të plakej. Motra e Elena-s filloi të dyshonte se diçka nuk ishte në rregull. Ajo njoftoi autoritetet, të cilat panë se mauzoleu ishte i zbrazët. Motra e Elena-s menjëherë e kuptoi se kush e kishte vjedhur kufomën e Elena-s. Kur shkoi te Von Cosel, ajo pa një si kukull, që ngjante me Elena-n. Von Cosel e ftoi brenda, i tha se ishin duke jetuar të lumtur me Elena-n, bile i tha edhe t’i vizitonte herë pas here. Ajo njoftoi policinë, e cila shkoi dhe e mori atë që kishte mbetur nga kufoma e Elena-s. Pas bërjes së analizave, policia konstatoi se Von Cosel kishte bërë seks me kufomën e Elena-s për tetë vjet me radhë. Bizare, apo jo? 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...