Bes Kallaku, u bë i bë i njohur për publikun shqiptar si pjesë e shout të Portokallisë.
Edhe pas asaj aktori vazhdoi të merret me performance komike si dhe këndim.
Së fundmi ai i ka hyrë edhe botës së filmit. Besi po sjell filmin e quajtur “Falco”, i cili i përket zhanrit komedi.
Pjesë e këtij filmi do të jetë edhe këngëtarja Bleona Qerreti. Aktori dhe këngëtari ndau një fotografi në instagram ku shprehet :
“Stafi i filmit Falco. Nuk synojmë thyerje rekordesh, por thyerje brinjësh nga të qeshurat për këdo që do e shohë. Zoti ju ruajt”, ka shkuar Kallaku.
