Live

Blerim Latifi: Nuk ka komb kosovar

14:45 / 18 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Profesori i filozofisë Blerim Latifi ka theksuar se termi Kombëtarja e Kosovës është term teknik i vlefshëm në gjuhën e sportit, ndërsa jashtë kësaj gjuhe ky term është i zbraztë, pa referencë.

Latifi thotë se nuk ka komb kosovar, të gjitha kombet në Ballkan janë produkte të nacionalizmit etnik, përfshirë edhe nacionalizmin shqiptar.

Ai shpjegon se ideja për një komb multietnik nuk ka funskionuar në Ballkan dhe nuk mund të funksionojë as në Kosovë.

Postimi i plotë i Latifit:

Termi “Kombëtarja e Kosovës” është term teknik, i vlefshëm në gjuhën e sportit, ndërsa jashtë kësaj gjuhe ky term është i zbraztë, pa referencë. Për një arsye të qartë: nuk ka komb kosovar. Të gjitha kombet në Ballkan janë produkte të nacionalizmit etnik, përfshirë edhe nacionalizmin shqiptar. Jashtë kuadrit ideologjik të nacionalizmit shqiptar, çlirimi dhe pavarësia e Kosovës e humbin kuptimin e tyre. Ideja për të ndërtuar një komb multietnik nuk po funksionon as në Bashkimin Evropian, e lëre më në Ballkan. Ne nuk duhet të vazhdojmë të sillemi si sharlatanë, e të tregohemi ma katolikë se Papa

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...