Live

Blerta Zeqiri nga sot drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës

17:07 / 18 Prill 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri Kurti dhe ministri Çeku kanë njoftuar se nga sot Blerta Zeqiri do të jetë drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

“Bashkë me ministrin Çeku, në zyrën time pritëm drejtoren e sapozgjedhur të Qendrës Kinematografike të Kosovës, regjisoren Blerta Zeqiri.

Blerta është ndër emrat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës. Ajo njihet për cilësinë e krijimtarisë dhe kontributin për zhvillimin e sektorit të filmit. Blerta nisi një angazhim të ri, duke e bartur zërin dhe potencialin e komunitetit brenda institucionit më të lartë të filmit.
Me Blertën në krye të QKK-së fuqizohet tutje reforma jonë në kinematografi. Me buxhet të rritur për prodhim të filmit dhe ligjin e ri në prag të miratimit përfundimtar, kinematografia jonë do të arrijë nivele të reja të suksesit ndërkombëtar” thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua