Live

BNE fitojnë duelin e parë në “BetBoom Playlist Urbanistic”

16:54 / 01 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ekipi i CS:GO nga Kosova, Bad News Eagles, kanë fituar duelin e parë në turneun evropian “BetBoom Playlist Urbanistic”.

“Shqiponjat” mposhtën ekipin nga Afrika e Jugut, ATK, me shifrat 2-0.

Sener1, gxx, juanflatroo, rigoN dhe sinnopsyy së pari triumfuan në “Mirage” me rezultatin 16-6, ndërsa edhe më bindshëm në “Inferno”, 16-4.

Në turneun “BetBoom Playlist Urbanistic” marrin pjesë 16 ekipe, ku 8 më të mirat kualifikohen për në fazën e “Play offs”.

Shpërndaje në

U Kopjua